Marinari i dehur harron gruan

Autoritetet suedeze thanë se një marinar i dehur, i cili mendoi se gruaja e tij kishte rënë nga varka, harroi se ajo nuk kishte qënë kurrë në të. Autoritetet thanë se ai lajmëroi shërbimet emergjente, ndërsa lundronte në Kalmar dhe tha se gruaja e tij kishte rënë nga varka me vela dhe ishte mbytur, por shpejt u mësua se marinari ishte i dehur dhe gruaja e tij nuk kishte qënë me të, në shtëtitjen me varkë.

Ekipi i shpëtimit e drejtoi varkën për në breg, dhe policia i bëri atij një test alkoli, i cili konfirmoi se njeriu ishte i dehur.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment