Tatimet, lista e bizneseve që përfitojnë nga amnistia

Pas hyrjes në fuqi edhe të ndryshimit të fundit të udhëzimit për amnistinë fiskale, Tatimet kanë listuar të gjitha bizneset që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale. Gazeta boton sot emrat e bizneseve që do të përfitojnë nga falja fiskale në të gjithë vendin. Në listë edhe bizneset VIP ose bizneset e mëdha. Vetëm në Tiranë, janë më shumë se 2154 biznese që kanë detyrime të pashlyera dhe 579 biznese VIP në të gjithë Shqipërinë. Në bazë të amnistisë, falet një pjesë e borxhit tatimor e doganor, kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Koha e zbatimit te këtij ligji, gjatë së cilës subjektet mund të ushtrojnë të drejtën të përfitojnë nga legalizimi dhe falja, është deri në datën 31 dhjetor 2011. “Ju mund te paraqiteni pranë sporteleve te Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, për të marrë informacion dhe asistencën e duhur në lidhje me zbatimin e procedurave për të përfituar nga ky ligj”, thuhet në deklaratën e tatimeve. Nga të drejtat e parashikuara në këtë proces, nuk përfitojnë ata individë, të cilët, në përputhje me legjislacionin e fushës, i nënshtrohen detyrimit ligjor për deklarimin e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Çfare falen

Falen pa pagese
1. Të gjitha detyrimet tatimore të personave fizikë, të regjistruara si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri më 31 dhjetor 2010
2. Të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010
3. Detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008
3. Të gjitha detyrimet e prapambetura të pronarëve të mjeteve për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor për periudhën deri më 31 dhjetor 2010. Gjithashtu, falen detyrimet për këto taksa, për të gjitha mjetet e dala jashtë qarkullimit, por të paçregjistruara deri në datën 31 dhjetor 2010. “Po kështu, të gjithë tatimpaguesve, subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, që janë dënuar me gjobë administrative për mosinstalim të pajisjeve fiskale dhe e kanë instaluar pajisjen fiskale brenda datës 28 shkurt 2011, u falen shumat e gjobave të papaguara për mosplotësimin në kohë të detyrimit për t’u pajisur me pajisje fiskale.
Gjithashtu, tatimpaguesit, persona juridikë apo persona fizikë të regjistruar si subjekt i TVSH-së, përfitojnë faljen e:
1. Detyrimeve tatimore të papaguara, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 30 për qind të principalit të tatimit.
2. Detyrimeve tatimore të papaguara, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 50 për qind të principalit të tatimit.
Deklarimi vullnetar i detyrimit tatimor
1. Tatimpaguesit, të cilët për periudhat tatimore deri më 31 dhjetor 2010 e kanë deklaruar shumën e detyrimit tatimor më të vogël se detyrimi real, kanë të drejtë që brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, të vetëdeklarojnë detyrimet reale tatimore përpara se ndaj tyre të ketë filluar një kontroll tatimor i administratës tatimore.
2. Tatimpaguesi, i cili deklaron detyrimin real, në përputhje me pikën 1 të këtij neni dhe paguan 50 për qind të detyrimit tatimor të vetëdeklaruar, i falet pjesa tjetër e detyrimit, së bashku me kamatëvonesat dhe gjobat, që do të aplikoheshin në këto raste.
Te vetëpunësuarit, të regjistruar si të vetëpunësuar, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, përfitojnë faljen e:
a) të gjitha detyrimeve të papaguara të lidhura me derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për veten e tyre, për periudhën deri në fund të vitit 2008;
b) të gjitha detyrimeve te papaguara të lidhura me derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për veten e tyre për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2010, me kusht që brenda datës 31 dhjetor 2011 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet që lindin gjatë vitit 2011.
Të gjithë tatimpaguesve, persona fizikë dhe juridikë, të cilët nuk kanë derdhur të gjitha detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lidhura me periudhën deri më 31 dhjetor 2010, u falen të gjitha shumat e gjobave dhe të kamatëvonesave.
Nga procesi i legalizimit të kapitalit përfshihen:
a) personat fizikë apo juridikë, që deklarojnë, brenda kushteve të parashikuara nga ky ligj, shuma në të holla, dhe/apo diferencat pozitive që rezultojnë nga rivlerësimi i pasurive;
b) individët me shtetësi shqiptare që deklarojnë brenda kushteve të parashikuara nga ky ligj, shuma në të holla.

Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment