Piktura e Pikasos shitet për 22 milionë dollarë

Një pikturë e piktorit spanjoll Pablo Pikaso, të cilën Universitetit në Sidnej ia kishte falur një donator anonim amerikan, është shitur në një ankand në Londër për 13,5 milionë funta, ose 22 milionë dollarë, kanë bërë të ditur të mërkurën zyrtarë të universitetit.
Universiteti australian pikturën “Vajza e fjetur” nga viti 1935 e ka marrë vitin e kaluar me kusht që paratë nga shitja e saj t’i përdorë për financimin e hulumtimeve shkencore.
Përfaqësuesi i universitetit, Majkëll Spens, ka thënë se paratë nga ankandi do të përdoren për financimin e mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment