Tafaj në Vlorë, vlerëson maturën shtetërore

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka vlerësuar sot nga afër kushtet në të cilat po zhvillohen provimet e maturës shtetërore, duke marrë edhe përshtypjet e vetë nxënësve.

Ai ishte në qytetin e Vlorës për të parë nga afër situatën në shkollat e mesme ku po zhvillohej provimi i Matematikës.

Tafaj u ndal në shkollën e mesme “Ali Demi” ku u takua me disa nga nxënësit më të cilët bisedoi mbi mënyrën e formimit të testit.

Ministri e vlerësoi pozitivisht ecurinë e proçesit, kushtet e shkollave të mesme, dhe falenderoi maturantët dhe prindërit për korrektësinë e treguar ndaj procesit.

Gjate zhvillimit te provimeve te matures shteterore, Tafaj do te vizitoje disa shkolla.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment