Agnesa ende nuk e ka gjetur mashkullin e duhur

Agnesa Vuthaj, e cila javën e kaluar u eliminua nga gara “Dancig with the Star’s”, në një intervistë për Telegrafi ka thënë se ajo nuk e ka të caktuar moshën se kur duhet të martohet dhe kjo do të ndodhë vetë kur ajo të gjejë personin e duhur.

“Kam edhe shumë muaj deri më 26 dhe nuk e kam të paracaktuar vitin apo moshën kur do t’i jap fund beqarisë. Mjafton të takoj personin e duhur dhe të jemi të gatshëm të kurorëzojmë lidhjen tonë”, ka thënë Vuthaj për Telegrafi.

Kohë më parë ishin përhapur fjalë për një lidhje romantike mes saj dhe partnerit në “Dancing with the Star’s”, italianit Simone, po bukuroshja kosovare kishte hedhur poshtë thashethemet.

Agnesa thotë ka thënë për Telegrafi se me Simone ka raporte shumë të mira shoqërore dhe se me të është partner vetëm në skenë, duke shtuar se më shumë do të preferonte një të dashur shqiptar.

“Unë qëndroj pas asaj se i dashuri im preferoj të jetë shqiptar. Me Simonen mund të them që kemi qenë partner në skenë, por nuk kemi menduar të jemi të tillë edhe në jetë. Vijmë dhe do kthehemi në vende të ndryshme dhe asnjëri nga ne nuk e kishte menduar idenë e një lidhjes”.

“Është diskutuar shumë në media, fansat tonë të DWS kanë dashur shumë që ne të lidhemi, por ne nuk kishim qëllime të tilla. Porse, jemi miq shumë të mirë dhe kemi plane për bashkëpunime tjera”, ka thënë Agnesa. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment