Kuq e Zi: Simbolet nuk ndryshohen

Aleanca Kuq e Zi, reagoi pas publikimit të pamjeve të flamurit komunist në takimin ndërparlamentar BE-Shqipëri dhe shprehu keqardhje për përfaqësimin e vendit tonë nga simbolet e reminishencës.


Simbolet kombëtare mbrohen me kushtetutë nuk mund t’i ndryshojë ato, ky ka qenë reagimi i përfaqësuesve të aleancës Kuq e Zi të cilët kanë kërkuar që shteti të dërgojë në Europë një flamur të vërtetë.

Webfaqja lajmeshqip.com publikoi foto dhe video të takimit ndërparlamentar BE-Shqipëri, ku përkrah flamurit të BE-së, flamuri që përfaqëson shtetin shqiptar është me një yll të verdhë sipër shqiponjës, i njëjtë me atë që përdorej në periudhën komuniste. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment