“Super Rëra” pastron ujin nga fekalet

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të kenë bërë një shpikje të jashtëzakonshme ndërsa kanë arritur në përfundimin se “Super Rëra” do të ishte zgjidhja për pastrimin e ujit të pijshëm nga fekalet, në vendet e botës së tretë.Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e Shoqatës së Kimistëve Amerikanë, sipas të cilëve rëra e thatë e shkretëtirës, e përzier me grafit, materialin që përdoret tek lapsat, mundëson filtrimin e ujit dhe e bën atë të konsumueshëm për njeriun.

Nëse kjo shpikje, që në fakt është një rikthim te metodat e përdorura në kohët e lashta, do të rezultojë me të vërtetë efikase, atëherë ajo do t’i jepte zgjidhje problemeve me ujin e pijshëm për 60% të popullsisë në Afrikë dhe 50% të popullsisë në Oqeani.

Ndërkohë mediat vendase evidentojnë faktin se krahas të tjerave , e ashtëquajtura “Super Rëra”, do të ishte edhe një metodë shumë praktike dhe pa kosto financiare. 

(Telegrafi.com)




No comments:

Post a Comment