Flori Mumajesi këngëtar dhe producent me famën dhe ndoshta produktin më të madh kreativ në vend, vjen sërish në vëmendjen tonë jo vetëm falë këngëve të bukura që mbajnë firmën e tij, por edhe përmes tour-it të koncerteve që ai ka mbajtur në Kosovë.
Ai ka pasur shoqërinë e mjaft kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, madje një prej tyre e ka marrë me vete që nga Shqipëria dhe ai është pikërisht Andy Dj.
Ai ka pasur shoqërinë e mjaft kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, madje një prej tyre e ka marrë me vete që nga Shqipëria dhe ai është pikërisht Andy Dj.
Gjatë koncerteve Mumajesi është gjithashtu ka pasur si suportues edhe 2 prej bashkëpunëtorëve të tij artistik më të fundit, pikërisht Fugën me të cilin krijoi klipin e suksesshëm “Making of” dhe Mentor Hazirin e grupit ‘rock’ kosovar ‘Kthjellu’, me të cilin ka prezantuar shumë muaj më parë klipin e këngës “S’të fal”. Ndërkohë fotot që sjellim sot e gjejnë Florin nën vëmendjen dhe shoqërinë e vazhdueshme e të pandashme të femrave, megjithatë ai vazhdon të jetë singëll dhe siç na ka treguar në një intervistë të pak kohëve më parë ende s’e ka gjetur femrën e duhur, ndonëse thashetheme të ndryshme qarkullojnë herë pas here për të. Së fundmi siç mund të shihet edhe fotot Flori po shijon suksesin e vazhdueshëm në çdo formë të mundshme që ai dëshiron. (bluetooth)
No comments:
Post a Comment