Mirjeta e “BB4” feston ditëlindjen në restorantin e Klodit

Gjatë fundjavës së shkuar, Mirjeta Bajramaj, vajza simpatike me origjinë nga Shkodra që u bë e njohur për ne përmes realitu show-t “Big Brother”, ka festuar ditëlindjen. Vendi i zgjedhur për këtë organizim ka qenë pikërisht restoranti i shoqes së saj të ngushtë, Klodit, gjithashtu ish-banore.

















Prezente në festën e bukur ishin shumë prej ish-banorëve, duke përfshirë këtu çiftin e superdiskutuar Ermela dhe Ervin, të cilët kishin zgjedhur një look të thjeshtë dhe përgjatë mbrëmjes, siç mësojmë, e kanë shpenzuar kohën më së shumti në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithashtu, i ftuar dhe prezent në festë ishte sigurisht Toros, i cili duket të jetë i parapëlqyeri i të gjithë banorëve dhe tërheq vëmendjen e të gjitha vajzave të ftuara. Një tjetër banor që spikat është dhe Ergysi, të cilin e shohim duke kaluar një kohë të bukur në krahët e një vajze tepër simpatike e elegante të veshur në pink. Mirjeta duket se vazhdon të mbajë një shoqëri tejet të afërt me Klodin, madje ato thuhet se kohët e fundit janë kthyer në motra dhe këtu i shohim të pozojnë të veshura me fustane të bukura verore, që shkojnë me lëkurat e nxira të të dyja vajzave tërheqëse.
Hënesi është një nga banorët që nuk ka munguar gjithashtu dhe dhurata e tij na ka bërë vërtet shumë përshtypje…Ai ka shpenzuar 400 euro për një komplet shumë të zgjedhur veshjeje në një nga butikët më në zë të Tiranës. Gjatë festës së ditëlindjes janë parë shumë buqeta me lule, si dhe ka tërhequr vëmendjen prania e çiftit më të përfolur të “BB3”, Erioni dhe Bertina.

(vipat.info)





No comments:

Post a Comment