Studimi i ri mbi bretkosat, ndihmon trajtimin e 70 sëmundjeve

Hulumtuesit nga Queen′s University në Belfast kanë gjetur një trajtim të mundshëm për rreth 70 sëmundje, duke përfshirë kancerin, diabetin dhe goditjet.

Ata ishin duke bërë kërkime në një bretkocë pak të njohur nga Amerika e Jugut kur ata zbuluan disa përbërës të pazakontë në sekrecionet e lëkurës së saj. Zhaba gjigande me brez të zjarrtë, që gjendet në Kinë dhe Vietnam, gjithashtu përbënte një mundësi për të trajtuar shumë sëmundje.

"Qëllimi i punës tonë në Queen′s është të zhbllokojnë potencialin e botës natyrore - në këtë rast sekrecionet e gjetura në lëkurën e bretkocave dhe zhabave - për të lehtësuar vuajtjet e njeriut" tha profesor Shaw, i cili udhëhoqi kërkimin .

"Ne jemi totalisht të bindur se bota natyrore mban zgjidhje për shumë nga problemet tona. Ne kemi nevojë vetëm të drejtojmë pyetjen e duhur për të" shtoi ai.

Ekipi i studiuesve po testonin një gamë proteinash të marra nga sekrecionet e lëkurës së bretkosave dhe zhabave. Ata shpejt kuptuan se proteinat në sekrecione - që bretkosat i përdorin edhe për tu mbrojtur nga grabitqarët- gjithashtu kontrollojnë rritjen e enëve të gjakut - një proces të quajtur angiogenesis.

"Proteinat që kemi zbuluar kanë kanë aftësinë të stimulojnë ose të pengojnë rritjen e enëve të gjakut. Ndalimi i rritjes së enëve të gjakut do ta pengojë tumorin të përhapet dhe ndoshta edhe mund ta eliminojë atë. Ky zbulim mund t′i lejojë kirurgët të heqin tumorin, dhe proteina mund të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të qelizave kancerogjene. Ndoshta nuk do të mund ta kurojë kancerin, por do ta ndalonte atë të zhvillohej më tej, dhe kjo do t′i lejonte njerëzve të jetonin një jetë normale. Kurse sekrecionet nga lëkura e zhabës kanë një efekt të kundërt . Ato stimulojnë rritjen e enëve të gjakut. kjo ka fuqinë të kurojë gjëndje të cilat kërkojnë që enët e gjakut të riparohen shpejt, si plagët, transplantimet e organeve, ulçerën diabetike dhe dëmtimet nga problemet me zemrën dhe goditjet" përfundoi Shaw.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment