Haradinaj, rigjykimi nis në gusht

Në gjykaten e Hagës u zhvillua pasditen e së enjtes seanca dëgjimore për rigjykimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

Prokuroria dhe pala mbrojtëse janë pajtuar që seancat të mbahen në baza dyjavore, për shkak se gjykatësit janë të angazhuar edhe në procese të tjera.

Në këtë seancë u vendos që gjykimi të nisë më 17 gusht. Por gjykata nuk ishte në gjendje të bëjë të ditur se sa kohë do të zgjasë procesi gjyqësor.

Gjykatësi kërkoi nga pala mbrojtëse që deri më datë 16 qershor të paraqesë listën e dëshmitarëve që kundërshton, ndërsa urdhëroi prokurorinë që brenda datës 27 qershor të japë vendimin e saj në lidhje me kërkesën e mbrojtjes.

Që prej korrikut të kaluar, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pret në Hagë të rifillojë rigjykimi për krime lufte, pasi gjykatësit vendosën se gjatë gjykimit të mëparshëm nuk ishin siguruar disa dëshmitarë të caktuar.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment