Socialdemokratët në Portugali me urgjencë në qeveri

Presidenti i Portugalisë, A. K. Silva, i kërkoi sot kreut të Socialdemokratëve, fituesit të zgjedhjeve të parakohëshme në vendin Iberik, të nisë “menjëherë” negociatat për “krijimin e një qeverie të shumicës”, pa pritur të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.


Për vetë faktin se “Partia Socialdemokrate ka marrë shumicën e mandateve parlamentare, presidenti i kërkoi sot kreut të kësaj partie, Pedro Passos Coelho, krijimin e qeverisë së re, që do të ketë mbështetjen e shumicës parlamentare”, ka njoftuar presidenca.

Këto negociata “duhet të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ti deklarohen presidentit, pa u shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”, gjë që pritet të ndodhë në 15 Qershor, përfundon deklarata.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment