Slloveni, referendum për uljen e moshës së pensionit

Afro 1,7 milionë zgjedhës janë thirrur për të votuar uljen e moshës së pensionit në referendumin që do mbahet të dielën në Slloveni.

Zgjedhësit sllovenë janë thirrur për të votuar në referendum për një reformë pensionesh, thelbësore për ekonominë kombëtare, por edhe për qeverinë e qendrës së majtë të Borut Pahor, disa ditë para 20-vjetorit të pavarësisë së Sllovenisë.

Ata janë thirrur për të votuar uljen e moshës së pensionit në 62 nga 65 vjeç.

Kryeministri, pa shumicë në parlament dhe popullariteti i të cilit ka rënë në nivelet më të ulëta me vetëm 15 për qind mbështetjeje, sipas të përditshmes "Dnevnik", ka përmendur së fundmi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nëse, siç parashikojnë sondazhet, ligji për pensionet hidhet poshtë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment