Kina hedh poshtë akuzat e Google

Qeveria kineze ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e fundit kibernetik në Gmail, duke i quajtur akuzat e Google "të papranueshme". Google kishte nisur një debat të ri duke pretenduar se hakerat kinezë kishin vjedhur të dhënat në Gmail që u përkasin disa zyrtarëve amerikanë dhe të Koresë së Jugut si dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Një zëdhënës për ministrinë e jashtme kineze hodhi poshtë sulmet që e konsideronin këtë si një incident ndërkombëtar dhe deklaroi se njerëzit që akuzonin qeverinë kineze kishin "motive të fshehta".

"Të fajësosh Kinën për këto sulme është e papranueshme. Hakimi është bërë një problem ndërkombëtar dhe Kina është gjithashtu një viktimë. Pretendimet se qeveria kineze ka mbështetur piraterinë kompjuterike janë krejtësisht të rreme dhe kanë motive të fshehta" tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze gjatë një konference për shtyp.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment