Hoxhaj: Serbia ta njohë Kosovën, pastaj në BE.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj duke iu referuar perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit, ka thënë se Kosova është kundër çdo hapje të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, derisa Beogradi refuzon ta njohë Republikën e Kosovës.
Në një intervistë për “Radio France Internationale”, u ka bërë thirrje Francës dhe vendeve tjera evropiane që t’i bindin serbët që të hapin kapitullin e pajtimit me Kosovën, duke pranuar pavarësinë dhe realitetin e ri në Ballkan.

“Ne besojmë se Serbia duhet të pranojë pavarësinë tonë dhe ta sheh realitetin. Dy vendet tona duhet të punojnë së bashku që të mund të hyjnë një ditë në Bashkimin Evropian. Në qoftë se serbët nuk e pranojnë atë dhe nuk kanë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre, do të jetë e pamundur për ta që t’i bashkohen Evropës”, ka theksuar Hoxhaj.

“Unë nuk mendoj se Evropa mund të pranojë anëtarësimin e një vendi që ka shumë probleme dhe konflikte me shtetet e tjera në rajon. Ka ardhur koha për diplomacinë evropiane. Evropa duhet të ushtrojë më shumë presion -qytetarët e Serbisë, Kosovës dhe i gjithë rajoni do të përfitojë ", ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj për “Radio France Internationale”.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment