Si të humbni peshë për sezonin e verës

Mënyra më efektive për të humbur nga pesha për sezonin e verës janë ushtrimet dhe zëvendësimi i ushqimeve që kanë shumë kalori.

Lona Sandon, asistente e klinikës së të ushqyerit në University of Texas Southwestern Medical Center në Dallas, thotë se ushtrimet kanë impaktin më të madh, por më shumë rezultat arrihet duke zëvendësuar disa produkte ushqimore.

Disa zëvendësime që këshillohen janë:

-Zëvendësimi i lëngut të frutave me një frutë të plotë.

-Ulni sasinë e lëngut të portokallit që merrni duke e zëvendësuar 20 për qind të tij me ujë.

-Sallatat jeshile me një vezë të zier për proteina, do t’u krijojë ndjenjën e ngopjes.

-Mbani djathin, por largoni majonezën në sandviç.

-Shijoni një sandviç gjysmë të hapur me vetëm një fetë bukë, për të larguar afërsisht 100 kalori.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment