Linda Halimi: Si u takova me Britney Spears në Amerikë

Këngëtarja e suksesshme kosovare, Linda Halimi ka arritur të takohet dy ditë më parë me një nga yjet e muzikës pop në Amerikë, pikërisht Britney Spears. E gjendur në SHBA për shkak të 2 videoklipeve që do të realizojë atje, Linda ka mundur të takojë edhe një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, siç është Lil Kim. Se si i arriti këto takime, emocionet dhe detajet e tjera të tyre, ‘eksplozivi’ i skenave shqiptare, i zbulon sot ekskluzivisht në “Summer Pages”, përmes një interviste të shkurtër nga Amerika.
Linda sapo kam lexuar statusin tënd në Facebook, është e vërtetë që je takuar me Britney-n?
Po është e vërtetë, jam takuar dje (pardje) me të.
Dhe si ishte ky takim?
Hëngrëm një drekë të shkurtër bashkë. Ajo ishte e shoqëruar nga e motra, ndërsa prindërit qëndronin në anën tjetër, për të mos na penguar neve.
Për çfarë folët?
Sigurisht që për muzikë.
Si ishte Britney në komunikim, kishte ndopak tangërllëk?
Aspak, ishte shumë komunikative dhe e dashur, më ka bërë vërtet shumë përshtypje.
Si re në kontakt me të, si u lidhe?
Isha njoftuar me ta në Facebook dhe u tregova që do shkoja në Amerikë. Rezultoi që ishin të vërtetët, (familjarët e Britney-t dhe ajo vetë). Kur i kam takuar s’u besoja dot syve.
Wow, kjo qenka histori e paparë…
Jeta është e mbushur plot me mrekulli.
Seriozisht e pabesueshme… Bëre foto me të?
As unë pra, edhe pse e takova, e preka, e kam shumë të vështirë ta besoj. Foto kam bërë, por ende nuk më ka dhënë leje babai i saj për t’i publikuar.
Të flasim pak për ty tani, përse ke shkuar në Amerikë?
Kam ardhur sepse do të xhiroj dy klipe këtë, një në Miami Beach dhe një në New York.
Me kë kështu?
Big D, atë të cilin disa media ma kanë bërë të dashur (qesh). Pas disa bashkëpunimeve me të, ai vendosi që të vinim në vendin e tij dhe të realizonim diçka edhe këtu.
Më bëhet vërtet qejfi për ty… Tani kur ke bërë ndërmend të kthehesh?
Ende s’e kam vendosur, por e di që do të kthehem, do vij edhe andej nga ju, të nxihem pak nga bregdeti i jugut.
Ok, po të presim. Ndonjë VIP tjetër ndërkombëtar ke për të takuar?
Asaj s’i dihet. Gjths përpara Britney-t, jam përshëndetur në aeroport edhe me Lil Kim.
Përfundimisht je e paparë atëherë. Të uroj vetëm suksese dhe mirë ardhsh në Shqipëri.
Mirupafshim…
(vipat.info)

No comments:

Post a Comment