Shqipëria në lajmet e kronikës në Britaninë e Madhe

Në dy lajme të ndryshme të kronikës këtë ditë në Britani përmendet Shqipëria.
Në rastin e parë bëhet fjalë për një lajm që ka në qendër gjyqin ndaj një diplomati britanik në Tiranë, i cili akuzohet se ka nxitur trafikun e emigrantëve shqiptarë. Sipas të përditshmes Daily Mail, zyrtari ka mbyllur njërin dy përpara aplikimeve false për leje pune në Britani. Diplomati Mark Griffith ka dalë para gjyqit, ku ka mohuar akuzat.
Në një rast tjetër, mediat thonë se një ‘pervers’ po terrorizon femrat në zonën e Oksfordit. Studentet femra janë paralajmëruar që të mos dalin vetëm, pasi personi në fjalë ka sulmuar pesë herë në 10 ditët e fundit. Edhe pse ka dyshime për identitetin e përdhunuesit, mediat e kanë etiketuar atë si shqiptar.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment