Panairi i parë i Nautikës

Nga 10-11 qershor në qytetin bregdetar të Durrësit do të zhvillohet panairi i parë i Nautikës “Mediterranean Boat Show”.

Ky aktivitet që do të jetë i hapur për vizitorët nga data 10 qershor, nga 10:00 deri në 20:00, ndërsa me datë 11 qershor nga ora 10:00 deri në 17:00, organizohet nga CEO në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Diasporës Shqiptare dhe Shoqatën për Investitorët e huaj.

Hapja e edicionit të parë të panairit të anijeve do të bëhet në 10 qershor.

Në panair do të ekspozohen anije, jahte, varka, motorrë anijesh, pajisje për peshkim dhe shërbime logjistike detare, etj.

Ekspozimi i anijeve të Mesdheut në Shqipëri është mundësi unike për të promovuar një treg të virgjër në Industrinë e Anijeve dhe pajisjeve për portet detare, një aktivitet i cili i ndihmon drejtpërdrejt zhvillimit të këtij sektori dhe influencon fuqishëm në rritjen e aktivitetit turistik në përgjithësi.

Mediterranean Boat Show është një Expo dhe B2B në të cilin organizatori në bashkëpunim me Dhomat Ekonomike nga vendi dhe rajoni do të sjellin vizitorë profesionistë për kompanitë ekspozuese dhe gjithashtu në cilësinë e blerësit apo bashkëinvestitorit.

Po ashtu ky aktivitet do të vizitohet nga prodhues dhe investitorë potencial për të mbledhur informata në lidhje me mundësitë e investimit në tregun shqiptar të këtij sektori.

Durrësi si qyteti kryesor bregdetar jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, përmes kësaj ngjarjeje, e cila synon të jetë e përvitshme dhe me karakter ndërkombëtar, do të jetë në qendër të vëmendjes së prodhuesve dhe investitorëve potencial të këtij sektori të cilët gjatë ditëve të ekspozimit do të kenë rastin të nxjerrin konkluzione të rëndësishme në lidhje me mundësitë që ofron ky sektor i tregut shqiptar.

Lista e ekspozuesve në panairin e Nautikës:

Adria Workboats, Uniplast, Narvalboats, TAR, ILLYRICUM BOAT, GALA – German Albanian Logistic Agency, OEDSH, DIAMANT, Moto Azzurro DOOEL, YAMAHA, FOUR WINNS, Bring, RINKER, SOLEMAR, Baja, ZOIS EFSTATHIOU:
MERCURY, MARINER, VALIANT, QUICKSILVER, WALKERBAY
QUICKSILVER, ULTRAFLEX, ORVEA & LOFRANS, Gangways & Cranes OPACMARE, Marine generators MASE, Chargers-Inverters VICTRON ENERGY
Watermakers HP, Nautical clothing MARINE POOL, SKORDA THEODOARA & CO OE / TECHNOHULLl

(noa.al)

No comments:

Post a Comment