Shqipëria e Kosova do të ndajnë kostot e misioneve diplomatike jashtë vendit

Gjithmonë nis kështu. Ndërsa ministrja e Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka mbërritur në Tiranë për të diskutuar për problemin e taksimit të mallrave kosovarë, ka gjetur këtu një lumë premtimesh nga kryeministri Sali Berisha, i cili ndër të tjera ka deklaruar se duhen ndarë edhe kostot e ambasadave tona jashtë vendit. D.m.th, jo vetëm çështja e patateve kosovare është zgjidhur e stërzgjidhur, por tani do bëjmë edhe diçka tjetër të përbashkët.

“U ra dakord që të dy vendet të gjejnë rrugët më të mira të bashkëpunimit në sektorin diplomatik, në veçanti duke ndarë kostot e misioneve diplomatike të të dy vendeve të akredituara në vende të ndryshme,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

Kusari Lila mbërriti në Shqipëri pasi mallrat kosovarë taksohen në doganë, duke mos depërtuar dot në tregun shqiptar, ndryshe nga sa ndodh me mallrat e Serbisë apo vendeve të tjera të rajonit.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment