Shqipëri, Investimet e huaj sivjet pritet të jenë 600 milionë euro

Investitorët e huaj nuk kanë lënë në harresë Shqipërinë, ku sivjet planifikojnë të investojnë 600 milionë euro. Në mesin e vendeve të rajonit, për nga shuma investimeve, ajo ndanë vendin e tretë së bashku me Malin e Zi.

Në analizën e fundit për Evropën Qendrore dhe Lindore, ekspertët e Institutit për Studime Ekonomike në Vjenë vlerësojnë se sivjet për nga shume investimeve vendin e parë do ta ketë Serbia, me rreth 1.5 miliardë euro. Këtë pozitë asaj ia siguron shitja e kompanisë Telekom Serbija.

Në Kroaci, pritet dyfishimi i investimeve, krahasuar me vjet. Investitorët në këtë shtet pritet të sjellin një miliard euro.

Më pak atraktive për investitorët janë Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. E para, ka mundësi që të tërheq 200 milionë euro, ndërsa e dyta rreth 100 milionë euro. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment