Italia padit Brazilin në gjykatën e Hagës

Italia ka deklaruar se do të dërgojë në gjykatën e Hagës vendimin e kontestuar të Brazilit për të mos ekstraduar një shtetas italian, të dyshuar për terrorizëm.

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi shprehu “keqardhje të madhe” për vendimin e Gjykatës Supreme të Brazilit për mosekstradimin e Cesare Battisti.

Ish-terroristi i krahut të majtë ishte arratisur nga një burg italian në vitin 1981, teksa priste të gjykohej për katër vrasje të kryera në vitet 1970.

Battisti është liruar menjëherë nga burgu pas vendimit të gjykatës. Ai i ka mohuar gjithmonë akuzat e ngritura ndaj tij nga drejtësia italiane.

56-vjecari u dënua në mungesë për akuzën e vrasjes në vitin 1990, por vazhdon të insistojë se është viktimë e persekutimit politik në Itali.

Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva hodhi poshtë kërkesën e Italisë për ekstradim një ditë para se të linte detyrën, lëvizje kjo që shkaktoi acarimin e Romës zyrtare, që tërhoqi ambasadorin e saj nga Rio.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment