Shqipëri, 2 miliard lekë dëmshpërblim për ish të përndjekurit politike

Kabineti qeveritar i Shqipërisë ka miratuar fondin prej dy miliard leke si dëmshpërblim për ish të përndjekurit politikë.
Fondi do të shpërndahet deri në fund të 2011-s. Masa e dëmshpërblimit për ish – të dënuarit politikë dhe familjarët e tyre, do të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në ligj.

Shuma përkatëse do të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë.

Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment