Darka e fundit e një të burgosuri para ekzekutimit

Një person me të meta mendore, që kishte qëlluar për vdekje dy persona e kishte lënë të paralizuar një tjetër gjatë një sulmi mbi një shtëpi në vitin 1998 në Hjuston, u ekzekutua mbrëmë me injeksion vdekjeprurës- pasi hëngri një darkë prej mamuthi. Milton Mathis, 32 vjeç, hëngri dy hamburgera me proshutë, bërxolla derri të skuqura, pulë të pjekur, peshk të skuqur, patate të skuqura me djathë e me speca të kuq djegës, patate pa salcë, e në fund piu një përzierje me pije alkoolike e joalkoolike, të njohur me emrin fruit punch.

Ai i bë personi i 23-të që ekzekutohet në SHBA këtë vit dhe i gjashti në Teksas. Avokatët e tij u munduan gjatë ditës së djeshme të arrijnë të shmangin ekzekutimin tek Gjykata Supreme, me arsyetimin se nuk duhen ekzekutuar personat me probleme mendore, por nuk ia dolën.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment