50 kg mbeturina në stomakun e një lope!

Qyteti turistik turk Antalya, jo gjithmonë bëhet lajm vetëm për plazhet dhe hotelet e bukura. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditë më parë në këtë qytet bregdetar.

Nga lopa e cila kishte ngordhur pasi kishte lindur, është nxjerrur plot 50 kilogram mbeturina.

Pronari i lopës kishte vetëm disa muaj që kishte blerë lopën, dhe pas ngordhjes së papritur, ai dyshon dhe vendos të çajë stomakun e saj.

Pas çarjes së stomakut ai gjen 50 kilogram qese dhe litar plastik, najlon sere dhe kabëll.

Lajmi ka ngjallur interes në opinionin turk dhe më gjërë dhe është publikuar bashkë edhe me habinë se si lopa ka arritur të mbijetojë aq kohë me tërë këto mbeturina të grumbulluara në stomak.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment