Shpenzimet e United, fonde nga Katari

Shpenzimet e fundit dhe ofertat për lojtarët e mëdhenj bërë nga Manchester United mundësohen nga Katari, gjithnjë sipas mediave angleze.

Daily Star shkruan se Sir Alex Ferguson ka arritur marrëveshje për shpenzime deri në 60 milionë funte dhe me transferimin e pritur të Wesley Sneijder, shpenzimet pritet të shkojnë deri në 100 milionë funte.

“Pikëpyetja është se nga po vijnë gjithë këto para, duke parë nivelin e borxhit të klubit. Sipas zërave, paratë janë nga Katari, ku familja mbretërore dëshiron ta blejë klubin nga familja Glazer”, theksoi një burim. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment