Liverpool do të jetë aktiv në këtë merkato

Drejtori i futbollit i Liverpulit, Damien Comolli, ka bërë publik faktin se klubi i tij do të vazhdojë të shpenzojë, teksa trajneri Keni Dalglish vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin që vjen.


Liverpuli sapo ka blerë Jordan Hendersonin javën që shkoi, ndërkohë që ka zëra se David N’Gog ka qenë fillimisht pjesë e marrëveshjes që solli mesfushorin e Sunderlandit në "Anfield".

Drejtori Sportiv i Liverpool, Comolli ka treguar se sulmuesi francez është në bisedime me Sanderlendin në mënyrë të pavarur. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment