Shkodër, kapen 1850 steka cigare kontrabandë

Policia e Shkodrës sekuestroi të martën 1850 steka cigare pa pullë fiskale dhe arrestoi transportuesin e tyre.

I arrestuari është 45-vjeçari, Tonin Kacerri, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip benz furgon, një sasi prej 1850 steka cigare të ndara në 37 koli, mall ky i cili ishte pa pullë fiskale.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit shtetasin Edmond Gjolaj, 36 vjeç, pasi mjeti në fjalë rezulton të jetë në pronësi të tij.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment