Jemen, 15 të vrarë në jug të vendit

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet e dhunshme të regjsitruara në qytetin e Zinxhibarit, në jug të Jemenit.

Aktet e dhunës janë bërë më të shpeshta një ditë pasi presidenti Ali Abdullah Saleh la vendin pasi mbeti i plagosur nga një sulm ndaj rezidencës së tij.

Autoritetet qeveritare vazhdojnë të konsiderojnë përgjegjës për këtë situatë militantët e Al Kaedës në Gadishullin Arabik.

Raportohen gjithashtu akte dhune edhe në qytetin e dytë më të madh të Jemenit, Taiz, që sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, kontrollohet nga kundërshtarët e qeverisë.

“Ne, fiset tribale, në mbështetje të popullit të shtypur dhe kundër qeverisë ilegjitime, jemi vendosur rreth ndërtesave qeveritare, në vendet që tashmë janë nën kontrollin tonë”, ka deklaruar sheiku Hammoud Saed al Mikhalfi, kryetar i fisit tribal në qytetin Taiz.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment