Shkencëtarët kthejnë qelizat e lëkurës në qeliza të trurit

Studiuesit në Universitetin e Lundit (Suedi) në mënyrë të suksesshme kanë kthyer qelizat e lëkurës në qeliza të trurit. Ata e realizuan këtë duke aktivizuar 3 gjene në qelizat e lëkurës, që zakonisht janë të pranishme në formimin e qelizave të trurit në fetus.

Në thelb, ata riprogramuan qelizat sikur ato të ishin pjesë kompjuterike. Në mënyrë të veçantë, ata riprogramuan qelizat e indeve lidhës të quajtura fibroblasts.

"Ne nuk e besonim që do të funksiononte me të vërtetë. Ne e filluam atë si një eksperiment interesant. Megjithatë shumë shpejt vumë re që qelizat i pranonin ndryshimet" tha Malin Parmar, një nga drejtuesit e hulumtimit. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment