Shkarkohet Gullit

Ruud Gullit nuk është më trajner i Terek Groznyt. Klubi çeçen ka vendosur ta shkarkojë trajnerin holandez pas vetëm gjashtë muajsh.

Ish futbollisti i njohur holandez e pagoi sezonin e dobët të Terek Groznyt, i cili luan në kampionatin rus të futbollit.

Presidenti i klubit çeçen, Ramzan Kadyrov i kishte dhënë ultimatum Gullitin që ta fitojë ndeshjen e së martës jashtë ndaj Amkar Perm, në të kundërtën do ta humbiste vendin e punës. Dhe, Amkar fitoi 1:0, duke e zbritur Terek Groznyn në pozitën e 14-të nga 16 ekipe sa ka Premierliga ruse.

“Isha i vetëdijshëm për ultimatumin. Natyrisht, ky fakt nuk e ka ndihmuar gjendjen shpirtërore të ekipit. Para ndeshjes, unë i kam përshëndetur lojtarët dhe i kam falënderuar ata”, deklaroi Gullit për të përditshmen sportive ruse Sport-Express.

No comments:

Post a Comment