Google Chrome 12 me veçori të reja

Chrome është një shfletues shumë i mirë i ndërtuar nga Google. Që kur u paraqit për herë të parë, Chrome ka sfiduar denjësisht shfletuesit e tjerë si Internet Explorer, Firefox, Safari dhe Opera. Me një paraqitje të thjeshtë dhe të çelët, Chrome është mjaft i përshtatshëm për t’u përdorur për shfletim të uebit.

Google Chrome vazhdon që të zgjerojë funksionimin e shfletuesve me lëshimin e fundit të versionit stabil të radhës – Google Chrome 12. Ky softuer është i gatshëm për përdoruesit e Windows, Mac dhe Linux. Shfletuesi ka përmirësuar sigurinë, privatësinë dhe mbështetjen për grafikë.

Veçoritë e Chrome 12

* Integrim i sinkronizimit të opsioneve brenda faqes
* Përshpejtim harduerik 3D CSS
* Mbrojtje me shfletim të sigurtë kundër skedarëve keqdashës
* Mund të fshijë cook-it e Flash brenda shfletuesit Chrome
* Lexues i përmirësuar i ekranit
* Paralajmërime të reja kur shtypet Command-Q në Mac
* Lëshon aplikacione nëpërmjet emrave nga Omnibox
* Është largues i Google Gears

Shkarkoni këtë lloj të ri të shfletuesit

Chrome i përdoruesve do të përditësohet automatikisht në këtë version të ri gjatë ditëve në vijim. Nëse ende nuk e përdorni këtë shfletues, ju mund të shkarkoni Google Chrome 12 nëpërmjet lidhjeve të mëposhtme

Shkarkoni Google Chrome 12 për Windows XP, Vista dhe Windows 7.

Shkarkoni Google Chrome 12 për Mac.

Shkarkoni Google Chrome 12 për Linux. 
(pcworldalbanian.com)

No comments:

Post a Comment