Këngëtarja e hitit “Ti m’i then kufijtë”, Dafina Rexhepi, ka treguar se do të pëlqente që pushimet verore t’i kalojë me grupin “Etno Engjujt”.E pyetur nga gazeta “Kosova Sot” se me cilët prej kolegëve të estradës shqiptare do të dëshironte të shkojë në pushime, ajo ka zgjedhur djemtë e grupit “Etno Engjujt”, Gencin dhe Milotin.
Genc Prelvukaj, anëtar i grupit “Etno Engjujt”, është menaxher i këngëtares dhe vazhdon të jetë personi kyç që drejton karrierën e saj.
Dafina kohë më parë kishte bërë të ditur se është duke u përgatitur për një këngë të re për stinën verore.
(Telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment