Shiten për 200 dollarë të brendshmet e Madoff.

Shiten në ankand disa palë të brendshme që i përkisnin mashtruesit të Wall Street, Bernard Madoff, i dënuar me 150 vite burg.
Mbathjet e Madoff u shitën në një ankand të çelur në Florida për 200 dollarë pala.
Ankandi online u çel nën kujdesin e shërbimit amerikan Marshals, i cili ofroi për klientët një seri objektesh personale të Madoff të gjetura në shtëpinë e tij në Palm Beach.

Ndër objektet e servirura përfshiheshin edhe shkopinj antikë golfi apo edhe objekte arti.
Më shumë se gjashtë mijë persona morën pjesë online në ankandin e çelur në Florida, ku u mblodhën gjithsej 400 mijë dollarë që do të shkojnë për fondin e krijuar për kompensimin e viktimave të mashtruesit, Bernard Madoffi, i dënuar për krimin ndaj qytetarëve me plot 150 vite burg.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment