Pse femrat janë më të bukura se meshkujt?

Studimet longitudinale tregojnë se dallimi i njëjtë është vërejtur edhe në fund të shkollës fillore.Psikologu kontrovers i evolucionit, Satoshi Kanazawa, thotë se përzgjedhja natyrore është ‘fajtore’ pse femrat janë më të bukura se meshkujt. Para disa viteve, kërkuesi shkencor britanik me prejardhje japoneze kishte botuar librin e tij, sot të famshëm, me titull ‘Pse njerëzit e bukur kanë më shumë vajza’.

Kanazawa thotë se, nëse është e vërtetë se njerëzit më të pashëm kanë më shumë vajza dhe nëse është e vërtetë se bukuria trashëgohet me gjene, atëherë gjatë gjeneratave kjo çon deri te dukuria kur femrat janë më të bukura se meshkujt.

Në mënyrë që të vërtetojë parimet e tij, Kanazawa ka bërë shumë studime si në SHBA, po ashtu edhe gjetiu.

Ai ka lutur mësuesit që të përshkruajnë sesi duken nxënësit e tyre të klasës së parë të shkollës fillore, ku është parë se ata më shpesh përshkruajnë vajzat si të bukura, sesa djemtë.

Studimet longitudinale tregojnë se dallimi i njëjtë është vërejtur edhe në fund të shkollës fillore.

Është parë se bukuria në fëmijëri para-tregon shumë mirë bukurinë në moshë të rritur.

Kanazawa thotë se, nëse jemi të sinqertë dhe shikojmë rreth nesh, pa marrë parasysh a jemi homo a heteroseksualë, të vjetër a të rinj, femra a meshkuj, do të shohim se femrat janë më të këndshme për t’u shikuar sesa meshkujt.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment