Anulohet kërkesa për mbrojtjen e Haradinajt

Kërkesa e mbrojtjes së Ramush Haradinajt është anuluar nga Dhoma e Apelit në Hagë.Apeli ka njoftuar se mund të thërrasë dëshmitarë të rinj për rigjykimin e pjesshëm.

“Dhoma e Apelit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi ka marrë vendim që të anulojë kërkesën e mbrojtjes së Ramush Hardinajt dhe ka urdhëruar që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët dështuan të paraqiten në gjykimin autentik, mund të thërrasë dëshmitarë të ri në ri-gjykimin e pjesshëm”- ka thënë mbrojtja e Haradinajt.

Në një njoftim për media të koordinatorit të mbrojtjes së Haradinajt, Majkëll O’Rejlli, thuhet se ka qenë pikërisht mungesa e dëshmitarëve, arsyetimi për hapjen e rigjykimit të pjesshëm.

“Mbrojtja e Haradinaj tani do të kërkojë që rigjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh”- ka theksuar ai.

Ekipi mbrojtës i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte paraqitur ankesën në shkurt të këtij viti.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment