SHBA paralajmëron daljen nga NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar seriozisht daljen nga NATO. Kjo është bërë e ditur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.

Shefi i Pentagonit vuri në pikpyetje sukseset në të ardhmen të NATO-s, duke thënë se kontributet e pakta dhe mungesa e vullnetit politik nga vendet anëtare, mund të përshpejtojnë dhënien fund të mbështetjes amerikane në të ardhmen.

Gates paralajmëroi që vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë angazhimet në shpenzimet e mbrojtjes, përndryshe aleanca mund të përballet me një të ardhme pa Shtetet e Bashkuara.

Ky i fundit tha se 75% e shpenëzimeve të NATO-s mbulohen nga SHBA dhe kjo gjë ka bërë që ligjëvënësit amerikanë të humbasin durimin. Për më tepër, sipas tij, edhe pse të 28 vendet anëtare të NATO-s votuan pro fillimit të luftimeve në Libi, më pas se gjysma e vendeve anëtare janë angazhuar në këto misione.

Pjesë e NATO-s është edhe Shqipëria, e cila është një nga anëtaret që nuk mund të përballojë dot përfshirjen në misione të rëndësishme si ai në Libi. Kjo është pranuar edhe nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Megjithatë, të gjitha vendet anëtare duhet që të kontribuojnë për të përballuar shpenëzimet e misioneve.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment