Fratini: Tirana? Të lihen gjykatat të vendosin

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini duke folur për situatën paszgjedhore të krijuar në Shqipëri, tha se, në gjendjen ku ndodhet procesi i shpalljes së vendimit përfundimtar për Tiranën, duhet që ligji të zbatohet dhe të lihen gjykatat që të vendosin.

Sipas tij, vendimet e gjykatës duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe rezultati duhet të respektohet.

Fratini i bëri komentet e tij gjatë një takimi që pati me ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ndërsa ishte në Trieste të Italisë ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore.

Gjatë bashkëbisedimit të tij më homologun shqiptar, ministri Fratini theksoi se respekti ndaj ligjit dhe zbatimi i tij, siç përcaktohet në legjislacionin vendas, është një provë që e kualifikon Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment