SHBA dhe BE po injorojnë UNMIK-un

UNMIK-u nuk është ftuar në asnjë takim dhe për këtë arsye askush nuk ka marrë pjesë në takimet e Varshavës e të Romës krahas delegacionit të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado. Sipas tij, e vetmja risi në UNMIK është se përgatitja e një ueb faqe të re.

Fakti se presidenti i Serbisë, Boris Tadic në dhjetë ditët e fundit nuk ka shkuar në dy samite të rëndësishme ndërkombëtare për shkak se zyrtarë të Kosovës ishin në to pa përfaqësues të UNMIK-ut, hap çështjen e rolit aktual të misionit të OKB-së në Kosovë, si dhe qëllimet e organizatorëve që autoritetet në Beograd t’i sjellin në pozicionin që të pendohen çfarëdo që të bëjnë, shkruan gazeta beogradase Politika, transmetoi Koha.

Edhe përkundër kërkesave të Beogradit që në bisedimet me Prishtinën të marrë pjesë UNMIK-u, asnjë përfaqësues i tij ende nuk është paraqitur në asnjë takim as në Bruksel e as në Prishtinë. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment