Sërish në gjykatë Strauss Kahn.

Dominique Strauss-Kahn, paraqitet për seancën e radhës përpara Gjykatës Penale të Nju Jorkut.
Sipas agjencive të huaja, Strauss Kahn do të vetëdeklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për tentativ përdhunimi të kamarieres të hotelit «Sofitel» në Manhattan.

62vjeçari, Strauss Kahn, përballet me dënim deri në 25 vjet nëse shpallet fajtor për veprat penale, ngacmim seksual, tentim përdhunimi, abuzim seksual me forcë, sulm, dhunë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ish-kreu i FMN-së, është nën arrest shtëpie, por që bëhet fjalë për një apartament luksoz në Tribeca me një qira mujore prej 50,000 dollarë.

Ekipi i avokatëve dhe detektivët që ka punësuar ka kaluar nga “vrima e gjëlpërës” të kaluarën e kamarieres 32vjeçare me qëllim “demaskimin” e saj në gjykatë./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment