FYROM, VMRO-DPMNE dhe BDI fituan zgjedhjet.

Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, shpallet fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u zhvilluan ditën e djelë në FYROM.
Gjithashtu gjithmonë sipas të dhënave të deritanishme fituese e zgjedhjeve në krahë të VMRO-DPMNE duket se është dhe BDI.

Sipas të dhënave paraprake të KSHZ-së, VMRO-DPMNE ka fituar 426 mijë vota, koalicioni opozitar LSDM 358 mijë vota, ndërsa nga partitë shqiptare BDI 108 mijë vota, PDSH 59 mijë vota si dhe partia e sapoformuar RDK 29 mijë vota.

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Most” nga votat e numëruara përfundimtare në bazë të numrit të fituar të deputetëve, VMRO-DPMNE ka fituar 53 deputetë, LSDM 43 deputetë, BDI 14, PDSH 8 dhe RDK 2 deputetë.

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se fitorja e këtyre zgjedhjeve ka një peshë të veçantë, pasi kjo fitore përkon me krizën ekonomike që përballen të gjithë popujt në mbarë botën, por sipas tij, kjo fitore jep gjithashtu, edhe përgjegjësi më të madhe.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment