Serbia: Sëmundja e Mlladiç, manipulim

Sëmundja e shumëpërfolur e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç ka marrë qëndrimin zyrtar të qeverisë Serbe.

“Ushtria serbe dhe shërbimet tona sekrete e kanë mbikëqyrur VMA-në për vite të tëra. Për këtë arsye, ka qenë e pamundur të hyje në të pa rënë në sy. Nuk e di përse avokati i Mlladiç ka zgjedhur të manipulojë opinionin publik në këtë mënyrë. Ai po akuzon të gjithë sistemin shëndetësor dhe degën ushtarake të tij”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovac.

Ndër të tjera ai theksoi se një hetim i gjerë do të shtrihet lidhur me këtë çështje dhe me kurimin e tij në klinikën ushtarake.

Gjithsesi Dragan Shutanovac shprehu bindjen se një lajm i tillë do ishte marrë vesh më herët.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment