Gjirokastër, AK mbledh 5 mijë firma

Aleanca “Kuq e Zi” ka qëndruar katër dit në Gjirokastër ku ka mbledhur 5 mijë firma për peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Marin Ponde, përfaqësues i Aleancës “Kuq e Zi” tha se ka një pjesëmarrje të gjerë nga ana e qytetarëve duke shtuar se do shpërndahen në komunat Lazarat, Zagorie, Mashkullorë, Përmet, Tepelenë dhe Libohovë.

Aleanca Kuq e Zi kërkon të mbledhë 20 mijë firma për t’ia paraqitur më pas atë parlamentit shqiptar.

Kjo nismë ka nisur prej muajsh në kohën filluan të rritej numri i personave që kërkonin të ndryshonin kombësinë nga shqiptare në greke.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment