Nuk ishin përgatitur për provim, helmojnë pedagogen.

Një pedagoge italiane është helmuar nga studentët e saj për të shmangur provimin e planifikuar!
Ngjarja absurde ka ndodhur në Institutin Teknik Industrial në Bolonjë, ndërkohë që përgjegjësi ende nuk është gjetur.

Studentët kanë përfituar nga dalja e pedagoges nga klasa për të hedhur në shishen e saj të ujit substancën kimike trikoloretan.
Ndonëse substanca nuk ka as ngjyrë dhe as aromë, mund të jetë shumë helmuese.

Menjëherë pasi ka pirë pak ujë, pedagogja është ndjerë keq dhe është dërguar menjëherë në spital ku mjekët kanë zbuluar shkakun e helmimit.

Nëse ajo denoncon fajtorin, ai rrezikon nga përjashtimi nga shkolla, deri në ndjekje penale.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment