Selena Gomez tregon për "varësinë e saj"

Selena Gomes ka pranuar se varësia e saj ndaj ushqimeve jo të shëndetshme e ka bërë të sëmurë. Aktorja 18 vjeçare - e cila aktualisht ka një lidhje me Justin Bieber - ishte kontrolluar në spital për më shumë se 24 orë si rezultat i lodhjes dhe të kequshqyerit.

"Problemi është se unë nuk ushqehem si duhet. Më pëlqen çdo gjë që ndoshta nuk është e mirë për mua" tha Selena Gomez.

Gomez gjithashtu tha se ajo nuk do të lejojë që kjo gjë të ndodhë përsëri, sepse nëna e saj është duke u siguruar që ajo të ndryshojë mënyrën e të ushqyerit. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment