Ronaldo, “armik” i Casillasit

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka bërë të ditur se vazhdimisht grindet me bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo. Në një intervistë me ESPN, portieri tha për Ronaldon: “Ai është një shok dhe një bashkëlojtar. Një bashkëlojtar dhe një shok. Por, është edhe armik sepse grindemi shpesh”.

Megjithatë, Casillas nuk kishte asgjë përveç lëvdata për 40 golat e Ronaldos në sezonin e fundit, duke theksuar se do të zgjidhte portugezin para pesë herë fituesit të Pichichit, Hugo Sanchez, në ekipin e ëndrrave të real Madridit.

“Kurrë nuk kam luajtur me Hugon dhe nuk e kam parë aq shumë duke luajtur. Do të qëndroja te ajo që di dhe ai është Cristiano. Nuk është e rastësishme që ka shënuar 40 gola në një sezon. Dhe kjo nuk është hera e parë që ka bërë diçka të tillë, andaj duhet të jetë i mirë”, shtoi ai.

Ronaldo realizoi 53 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, por ato rezultuan vetëm me triumfin e Realit në Copa del Rey. Për dallim, rivali kryesor Barcelona rrëmbeu La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Por, Casillas beson se Reali është duke bërë hapa të rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho. “Mourinho ka formuar ekip konkurrent me karakter agresiv dhe na ka bërë më të pjekur. Jemi ekip i ri dhe dhëmbi ynë i parë doli në Copa del Rey. Por, nuk jemi të kënaqur dhe duhet të jemi më ambiciozë”, përfundoi Casillas. Reali mposhti Barcelonën 1-0 dhe fitoi Copa del Rey.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment