Scholes fajëson veten për dështimin me Anglinë

Paul Scholes ka fajësuar vetën për dështimin të bëjë ndikim në arenën ndërkombëtare gjatë karrierës së tij me Kombëtaren angleze.

Scholes njoftoi javën e kaluar për pensionimin e tij nga futbolli në moshën 36 vjeç, vetëm një vit pasi Fabio Capello dështoi në përpjekjet e tij për të bindur mesfushorin të kthehet në dispozicion për fushatën e Anglisë në Kampionatin botëror 2010.

Nëse ka të tillë që mendojnë se Scholes u pensionua herët, besimi se karriera e tij me Anglinë përfundoi para kohe është edhe më i fuqishëm. Mesfushori ishte 29 vjeç kur u tërhoq nga përfshirja në ekipin kombëtar, pasi kishte bërë 66 paraqitje. Shifra është e ulët për një futbollist të kualiteteve të tij.

“Ndoshta për gjysmën e ndeshjeve që kam luajtur për Anglinë kam qenë në rregull. Karriera ime me Anglinë filloi mjaft mirë. Në 20-25 ndeshjet e para shënova disa gola. Më pas nuk shkoi ashtu siç doja. Ishte faji im që nuk luajta ashtu siç kam dashur”, tha Scholes për mediet angleze.

Scholes shënoi nëntë prej 14 golave të tij për Anglinë brenda dy vite e gjysmë pas debutimit të tij. Ndërsa u pensionua nga Kombëtarja angleze më 2004.


(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment