Romë, AK takim me studentë e intelektualë

Aleanca kuqezi ka themeluar degën e saj në Romë, në një takim me studentë dhe lektorë shqiptarë e italian, në Universitetin e La Sapienzas. Në takim u diskutua mbi sfidat e integrimit të Shqipërisë dhe vlerat e identitetit kombëtar, si dhe u nënshkrua nga të pranishmit peticioni kundër regjistrimit mbi bazat e vetëdeklarimit etniko fetar.

Në auditor u kritikuan ashpër tendencat për një regjistrim etnik dhe fetar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë si një rrezik për tensione dhe destabilizim politik.

Aleanca KuqeZi deklaroi se ka ardhur koha që të mbrohen të drejtat e emigrantëve në cdo aspekt si dhe duhet tu garantohet e drejta e votës atje ku jetojnë.

“Aleanca KuqeZi do të shtrihet në çdo qytet të Italisë dhe në pak muaj do të jetë lëvizja më e madhe dhe e vetmja mbarë kombatare kudo që jetojnë shqiptarë në trojet e tyre apo edhe në emigracion. Është koha që 10.milion shqiptarë të mblidhen drejt kësaj lëvizje si mundësi për të përcaktuar një të ardhme të përbashkët.”- tha kreu I kësaj aleance, Ardit Çolllaku.

Në takim ishin të pranishëm disa lektorë italian, dhe Kreshnik Spahiu zv.kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment