Sa të pasur janë realisht politikanët kosovarë?

Një studim mbi deklarata e pasurive të politikanëve kosovarë, zbulon mospërputhje të mëdha.

Në mars të vitit 2010, për herë të parë zyrtarët deklaruan pasurinë për agjencinë e antikorrupsionit. Tetë muaj më vonë, ata që do garonin në zgjedhje deklaruan pasuritë e tyre.

Një krahasim mes dy deklaratave të pasurive zbulon një numër të madh mospërputhjesh. Kjo vërteton edhe një shqetësim të ngritur nga Komisioni Europian në progres raportin për Kosovën.

Xhavit Haliti një anëtar i presidencës së Kuvendit, deklaroi në mars se kishte 120 mijë euro në një bankë dhe një apartament me vlerë 120 mijë euro.

Por në nëntor, në deklaratën para KQZ, ai zbuloi se kishte një pasuri prej 1.2 milion eurosh.

Kolegu i tij, Jakup Krasniqi, gjithashtu ofroi të dhëna të ndryshme.

Në deklaratën e tij për agjencinë antikorrupsion ai deklaroi se pronat e tij kanë një vlerë prej 600 mijë eurosh, kurse për KQZ-në deklaroi një pasuri 60 mijë euro.

Ethem Çeku i AAK-së në opozitës, deklaroi për agjencinë antikorrupsion se kishte një kompani që vlente 4 milion euro, kurse për KQZ deklaroi se kompania vlente 2 milion euro.

Në dokumentin e agjencisë deklaroi se kishte një shtëpi në Pejë 400 mijë euro, një lokal 150 mijë euro e një magazinë 175 mijë euro.

Tetë muaj më vonë, asnjë nga këto pasuri nuk u shfaq në dokumentet e KQZ. Çeku thotë se kjo vjen për shkak se pasuritë i ka shitur.

Ismet Beqiri, një zyrtar i lartë i LDK, deklaroi 17 mijë euro në bankë për agjencinë anti- korrupsion, por më pas për KQZ nuk deklaroi këtë llogari.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment