Bastet në Itali, dyshime për Vierin dhe Totin

Skandali i basteve në Itali po zbulon gjithmonë e më shumë fakte të reja. Tashmë në dritë kanë dalë edhe emrat e Kristian Vierit dhe Françesko Totit. Emrat e këtyre të fundit kanë dalë në përgjimet e telefonave të personave të përfshirë në manipulimet e ndeshjeve. Njëri prej tyre pohonte se kishte mësuar që në ndeshjen firoentima-roma, e cila doli 2-2, do të kishte shumë gola. Dhe, kështu ndodhi. Toti nuk është shprehur për këtë dhe tashmë ka vënë në punë avokatët e tij. Vieri nga ana tjetër ka mohuar që të jetë përfshirë në këtë skandal.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment